Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një videokartolinë nga një bashkëbisedim me studentë, të cilët, sipas tij, besojnë te protesta dhe jo te përdorimi i gurëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se me studentët është dakorduar që debati të mos publikohet për momentin, por të ndahen vetëm pamjet nga takimi.
Ai ka falënderuar gjithashtu Sara Bodon, për punën e saj në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, duke vlerësuar se ajo e ka kthyer këtë institucion në një hapësirë tërheqëse për vajza dhe djem, pa dallim bindjesh.
"Mirëmëngjes dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falënderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë", ka shkruar Rama.