Arrestohet në Delvinë 41-vjeçari i dënuar me nëntë vjet burgim për marrëdhënie seksuale me të mitur

Shqipëria

Arrestohet në Delvinë 41-vjeçari i dënuar me nëntë vjet burgim për marrëdhënie seksuale me të mitur

Nga: Bota sot Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 10:46
Policia e Delvinës ka finalizuar operacionin “Shijani”, gjatë të cilit u arrestua një 41-vjeçar i dënuar me nëntë vjet burgim.

Policia shqiptare ka arrestuar një 41-vjeçar në Delvinë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me nëntë vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i Besnik Banushit, banues në Delvinë, u realizua në kuadër të operacionit policor të koduar “Shijani”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe në kuadër të punës për lokalizimin e personave të shpallur në kërkim, e kapën atë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”.

Sipas policisë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23 korrik 2026, e kishte dënuar Banushin me nëntë vjet burgim për këtë vepër penale.

Rasti për të cilin është dënuar, sipas njoftimit zyrtar, kishte ndodhur më 2 janar 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat