Bashkimi me Patozin, Murrizin dhe Topin? Topalli: Do dimë që të gjejmë kompromisin për t’u bashkuar

Shqipëria

Bashkimi me Patozin, Murrizin dhe Topin? Topalli: Do dimë që të gjejmë kompromisin për t’u bashkuar

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:28
Jozefina Topalli

Mbrëmjen e kësaj të enjteje në PolitikOn nga Alfred lela në RTV Ora ka qenë e ftuar ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila së fundmi ka krijuar partinë e saj “Lëvizja për Ndryshim”.

Ajo deklaroi për herë të parë se do të bisedojnë për t’u future bashkë në zgjedhje të gjitha forcat e reja politike të dala nga e djathta. Madje ajo nuk mohoi as bashkimin me Bamir Topin, pasi sipas saj nuk do të refuzohet asnjë që është kundra tre kryetarëve.

Topalli: Sigurisht që fragmentarizimi i së djathtës është një problem i madh që ka ardh për shkak të politikave të përçarjes nga lidershipi aktual, ndaj dhe janë krijuar këto forca të reja politike që unë besoj se do të dimë që të gjejmë kompromisin dhe do bëjmë negociatat për t’u bashkuar bashkë.

Lela: Ju e shikoni një bashkimin tuaj me zotin Patozi, zotin Murrizi?

Topalli: Absolutisht. Pse jo. Absolutisht po.

Lela: Edhe zotin Topi, apo e përjashtoni zotin Topi ?

Topalli: Jo, unë nuk përjashtoj askënd që është kundra tre kryetarëve. Kushdo që është i pakënaqur nga skena aktuale politike, qeverisja aktuale, nga mënyra e mbajtjes së kësaj qeverije aktuale përmes veprimit apo mosveprimit, pazarit, tradhëtisë, mungesës së moralit etj. S’kanë pse të refuzohen. Gjëja më normale është që të mendosh të bashkosh ata poshtë njëherë, qytetarët, pop se jo dhe këto që janë në krye të forcave të reja politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat