Ndalimet e gazetarëve në protesta/ Zyra e BE: Zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias

Shqipëria

Ndalimet e gazetarëve në protesta/ Zyra e BE: Zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:54
Foto Ilustrim

Pas ndalimit nga policia të disa gazetarëve gjatë protestave të ditëve të fundit, Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, thekson se është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune.

Më tej thuhet se Bashkimi Evropian përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosje dhe kërcënime ndaj medias.

“BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias.

Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin”- thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat