Situata dhe parashikimi elektoral për qarqet Kukës, Dibër, Lezhë dhe Shkodër (zona e veriut)

Shqipëria

Situata dhe parashikimi elektoral për qarqet Kukës, Dibër, Lezhë dhe Shkodër (zona e veriut)

Nga: Ermal Mulosmani Më: 19 janar 2021 Në ora: 17:16
Ermal Mulosmani

Nisur nga të dhënat e censusit të vitit 2020, rezultateve elektorale të partive kryesore në vitin 2017 dhe situatës së sotme parazgjedhore (aleancave), më poshtë paraqiten të dhëna të cilat mund të krijojnë një panoramë të qartë të situatës parazgjedhore në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit.

1.

Qarku i Kukësit.

Qarku i Kukësit sipas censusit të vitit 2020 llogaritet të ketë gjithsesj 76,594 banorë prej të cilëve do të dalin 3 deputetë. Duke zbritur prej këtij numri (afërsisht) personat pa të drejtë vote (0-18 vjet) që në mesatare zënë 22% të popullsisë, i bie që në këtë qark do të kenë të drejtë të votojnë votojnë afërsisht 60,000 banorë.

Në zgjedhjet e vitit 2017, në këtë qark hodhën votën 42,837 banorë (rreth 70%) vota që u ndanë si më poshtë:

Partia Demokratike        19,935 votues

Partia Socialiste             18, 387  votues

LSI                                   2938  votues

Parashikimi:

Ky është një qark në të cilin është shumë e vështirë të ketë ndryshim raportesh. Partia Socialiste e ka të pamundur të përmbysë situatën në favor të saj ndërkohë që e ka të sigurtë një mandate deputeti në çdo rast.

2.

Qarku i Dibrës

Qarkut të Dibrës në këto zgjedhje i është hequr një mandat, pra nuk do ketë më 6 deputetë por 5, prandaj me siguri do ketë një ndryshim në raport me zgjedhjet e 2017-ës. Sipas censusit të 2020 në këtë qark banojnë 115 mijë banorë nga të cilët të drejtë vote do të kenë rreth 90 mijë dibranë (78% është koeficienti mesatar i personave mbi 18 vjet).

Pra janë 90 mijë votues për 5 deputetë.

Referuar zgjedhjeve të vitit 2017, në Dibër votuan 73,702 votues me këtë rezultat:

Partia Socialiste                    24,795  vota

Partia Demokratike              21,331  vota

PDIU                                      12,605  vota

LSI                                         12,267  vota

Parashikimi:

Këtu do jetë një betejë e fortë se kush do të marrë deputetin e tretë. Parashikoj që koalicioni opozitar do ta marrë atë deputet. Pra rezultati do jetë në favor të opozitës 3 me 2. Megjithatë, ky qark do jetë i diskutueshëm deri në votat e fundit. Nëse Partia Socialiste ruan votat e 2017-ës do jetë shumë e vështirë për tu mundur. Por, unë mendoj se konsumi i pushtetit do ndihmojë koalicionin opozitar.

3.

Qarku i Shkodrës

Qarku i Shkodrës do ketë risi sivjet në krahasim me vitin 2017. Referuar censusit të vitit 2020, në këtë qark banojnë 200,007 banorë nga të cilët kanë të drejtë vote rreth 156 mijë votues. Nga ky qark do të dalin 11 deputetë.

Në vitin 2017 në këtë qark kanë votuar 112,400 votues nga të cilët:

Partia  Demokratike             40,763  vota                       5 deputetë

Partia  Socialiste                   39,247  vota                      4 deputetë

Partia Socialdemokrate       13,226  vota                   1 deputet

LSI                                         12,737 vota                      1 deputet

Vini re se për sa pak vota e ka humbur Partia Socialiste një deputet. Diferenca PD-PS ishte vetëm 1519 vota.

Ndërkohë Shkodra paraqet edhe numrin më të vogël të votave në Shqipëri për një deputet, 8144!  Situata duket shumë e brishtë. Nëse Partia që drejtohet nga znj. Jozefina Topalli arrin të marrë një deputet, me shumë gjasë që ai deputet t’i ikë koalicionit opozitar dhe rezultati të jetë 5 deputetë opozita. 5 deputetë maxhoranca një deputet Topalli. Por edhe nëse nuk e fiton mandatin partia e znj. Topalli, dëmi elektoral do t’i shkojë Partisë Demokratike (do tërheqë vota të djathta). Në këtë rast do të kishim një barazim pozitë opozitë 5 me 5 dhe një mandat e fiton Topalli. Mirëpo kjo situatë nuk merr parasysh konsumin e Partisë Socialiste nga pushteti i Edi Ramës.Unë mendoj që ky konsum do t’i kushtojë ulje të ndjeshme votash.

Prandaj parashikoj që Opozita do të arrijë të ruajë situatën e 2017-ës, pra  6 mandateve, përkundër 4 të Partisë Socialiste dhe 1 Topalli. Ose edhe 6 mandate Opozita dhe 5 Maxhoranca (nëse Topalli nuk arrin të marrë deputet). Ky rezultat mban në konsideratë edhe fuqinë elektorale të Tom Doshit në atë qark.

4.

Qarku i Lezhës

Në këtë qark, referuar censusit të 2020-ës banojnë 122,700 banorë prej të cilëve kanë të drejtë vote rreth 95 mijë votues të cilët nxjerrin 5 deputetë.

Në vitin 2017 votuan 74,568 votues që i ndanë votat e tyre kështu:

Partia Socialiste                     30,406    vota        3 deputetë

Partia Demokratike               27,550    vota          3 deputeë

LSI                                         11210    vota          1 deputet

PDIU                                          2125    vota             0 deputet

Duket se ky qark nuk do ketë ndryshime në numrin e deputetëve që do prodhojë. Është e pamundur për koalicionin opozitar (gjykoj unë)  të marrë më shumë sesa 4 deputetë. Për të ndodhur kjo duhet që Partia Socialiste të zbresë poshtë 25 mijë vota dhe Opozita të shkojë mbi 45 mijë. Nuk e shoh të ndodhë.

Parashikoj që ky qark do të përsërisë rezultatin e 2017-ës: 4 deputetë Opozita, 3 mazhoranca.

Në përfundim të këtij vështrimi, rezultatet e këtyre 4 qarqeve, që prodhojnë  i parashikoj me këtë rezultat:

Partia Socialiste me aleatët  (PSD)                                                11 deputetë

Partia Demokratike me aleatët(PR, PDIU, PDK, LZHK etj)     15 deputetë 

Nesër do vijoj me qarqet e Shqipërisë së Jugut, Berat, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat