“Basti” i Erdogan për spitalin e Fierit, qeveria shpronëson me urgjencë pronarët e tokës

Shqipëria

“Basti” i Erdogan për spitalin e Fierit, qeveria shpronëson me urgjencë pronarët e tokës

Më: 19 janar 2021 Në ora: 21:12
Edi Rama

dërtimi i Spitalit të ri në Fier është çështje urgjente. Kështu e ka konsideruar qeveria shqiptare pasi me një akt normativ, ka shpronësuar pronarët e tokës ku është planifikuar të ndërtohet spitali i ri.

Akti Normativ është botuar në fletoren zyrtare dhe autorizon Agjencinë Shtetërore të Shpronësimeve që të negociojë me banorët e zonës ku është parashikuar ndërtimi.

Me gjasë, urgjenca e qeverisë lidhet me nevojën e një qendre të re shëndetësore që do t’i shërbejë jugut të vendit.

Por edhe me premtimin e presidentit turk Erdogan, që spitalin e ri do ta përfundojë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat