Deklaratat e ambasadores së SHBA për Tom Doshin, Lubonja: Duhet të kërkonte të hetohej

Shqipëria

Deklaratat e ambasadores së SHBA për Tom Doshin, Lubonja: Duhet të kërkonte të hetohej

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 23:45
Fatos Lubonja

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, përmes një postimi në “Twitter” kërkoi moskandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo kërkesë e saj u komentua në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”.

I ftuar përmes një lidhje Skype, analisti Fatos Lubonja tha se ambasadorja Lu të mos mjaftohet vetëm me moskandidimin e deputetit Doshi, por të nxisë autoritetet e drejtësisë që ta hetojnë atë.

“Kushtetuta përcakton të drejtën për të zgjedhur e për t’u zgjedhur. Unë nuk e di se si mundet një njeri që me ligj dhe kushtetutë mund t’i hiqet e drejta për t’u zgjedhur kur nuk është dënuar dhe nuk i dihet asgjë. Personi është një nga të fortët e Shkodrës sepse mbronte votën, por ky njeri duhet të ishte objekt i të drejtësisë shqiptare. Ambasadorja mund të thotë që ky njeri mund të dënohet. Këtu ka një problem.

Këtu ose nuk vepron drejtësia shqiptare, ose ka dhe një problem moral, partitë që i afrojnë këto njerëz. Po e marr gjënë pak më thellë. Kemi gradaçelat që po ngrihen në Tiranë. Unë mendoj që shqetësimi i ambasadores, nëse është i vërtetë, nuk duhet të nisë me një emër, por duke parë të gjithë kapjen e shtetit me krimit në Shqipëri që është dukshëm. Regjistrimi i Ndraghetës.

Prokurori italian thotë do të merremi me Shqipërinë dhe më vonë, sepse krimi atje është i frikshëm. Kjo nuk bëhet me një deputet, por bëhet me të tjera politika”, tha Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat