Arrestohet sapo zbret në Rinas 42-vjeçari nga Durrësi, pse ishte në kërkim

Shqipëria

Arrestohet sapo zbret në Rinas 42-vjeçari nga Durrësi, pse ishte në kërkim

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Arrestohet në Rinas sapo hyri në Shqipëri një 42-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, falë informacioneve të marra për ardhjen në Shqipëri të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasin Eduart Dushaj, 42 vjeç, banues në Durrës’, tha policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Genovas/Itali, në nëntor 2020, e ka dënuar me 13 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet, 2 muaj e 18 ditë burg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat