Dëbora mbuloi vendin: 6 persona përfundojnë në spital pasi rrëshqitën në akull

Shqipëria

Dëbora mbuloi vendin: 6 persona përfundojnë në spital pasi rrëshqitën në akull

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Reshjet e dendura të dëborës që përfshinë vendin kanë shkaktuar bllokime dhe vështirësi në lëvizje mjetesh dhe njerëzit por jo vetëm.

Ndërkohë që qytetarët kanë dalë të shijojnë dëborën me familjen e tyre apo edhe të nxitojnë për në punë, kanë ndodhur aksidente të vogla të cilat kanë përfunduar në spital.

Burimet bëjnë me dije se vetëm në Elbasan, 6 shtetas janë dërguar në spital për mjekim pasi kanë pësuar fraktura të lëhta nga rëshqitjet në akull e dëborë.

Reshjet e dëborës përfshinë pothuajsë të gjithë vendin duke zbardhur si rrallë herë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat