Koncesioni 100 milionë euro për karburantet/ PD, KQZ-së: Rama po shkel rregullat e zgjedhjeve

Shqipëria

Koncesioni 100 milionë euro për karburantet/ PD, KQZ-së: Rama po shkel rregullat e zgjedhjeve

Më: 1 mars 2021 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Partia Demokratike  denoncoi aktin e qeverisë për koncesionin e ri të hidrokarbureve si shkelje e rregullave të përbashkëta për  zgjedhjet. 

Për këtë arsye, PD i kërkoi KQZ të marra masa për respektimin e Kodit Zgjedhor. Në kërkesën e PD për KQZ citohet rregulli i shkelur nga qeveria.

“4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetot publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”.

Procedurat e koncesionit që do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat