‘Qeveria dështoi me shendetësinë’, Spahia publikon fotot nga spitali i Shkodrës: Turma para spitalit

Shqipëria

‘Qeveria dështoi me shendetësinë’, Spahia publikon fotot nga spitali i Shkodrës: Turma para spitalit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:49
Bardhi Spahia

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardhi Spahia ka denoncuar në një postim në faqen e tij në facebook gjendjen e rëndë në të cilën  ndoshte shendetësia e në mënyrë të veçantë në Shkodër.

Ai ka publikuar disa foto ku duket radha e madhe e njerzve që presin shërbim në pavionin e mushkërive në Spitalin e Shkodrës.

Ja postimi i plotë:

JA SI E KA KATANDISUR SHERBIMIN SHENDETESOR EDI RAMA!

Kjo është situata sot tek shërbimi i sëmundjeve të mushkërive në Spitalin e Shkodrës.

Sa e madhe është nevoja për shërbim të kualifikuar shëndetësor dhe sa flagrant është keqmenaxhimi nga ana e kësaj qeverie në ikje.

Më 25 Prill do i japim fund injorimit e braktisjes së qytetarëve nga ky rregjim i papërgjegjshëm që nuk ka as ndjeshmërinë njerëzore për të kuptuar se siguria shëndetësore është prioritare. Edi Rama investohet vetëm për fasadë, por realiteti është ky që shohim, kokëfortë dhe flagrant në cdo qytet të vendit! #25Prill#ShqipëriaFITON

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat