Kryemadhi: Duhet të marrim në duar fatet tona për të ndryshuar këtë realitet!

Shqipëria

Kryemadhi: Duhet të marrim në duar fatet tona për të ndryshuar këtë realitet!

Më: 5 mars 2021 Në ora: 18:46
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhilluar një takim me qytetarët në Njësinë 4, në Tiranë.

Kryemadhi u shpreh se qytetarët e Tiranës janë ata sot që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe nuk i ofrohet shërbimi i tyre, duke shtuar se “Rilindja e Edi Ramës e kaloi fazën e vetë të reklamës, siç janë ato reklamat e produkteve të falsifikuara, e produkteve falso, që e konsumon njëherë dhe më pas nuk e do më. I ka ikur data e skandencës.”

Kryemadhi: Unë Denis dua të të falënderoj shumë që ti ke marrë përgjegjësinë dhe për të kandiduar në listën e  LSI. Por në fakt kandidimi sot në listën e një partie nuk është thjesht  kandidim por është përgjegjësi. Dhe është mbi të gjitha përgjegjshmëri që merr secili nga ne, jo vetëm për të qenë pjesë e një gare por më shumë  për të qenë stimulues për ti çuar njerëzit në kutitë e votimit. Një nga gjerat kryesore që diskutojmë sot me njerëzit është që ndihen shumë të lodhur politikisht, ndihen të mërzitur, të varfëruar. Është ideja që nuk ndryshon ky vend, jo ky vend ndryshon. Problemi është që ne duhet të marrin në duar fatin për ta ndryshuar dhe në shumicën e rasteve ne gjithmonë ia lëmë në dorë politikës kur në fakt jo gjithmonë politika është ajo që e ndryshon, janë njerëzit, janë qytetarët, janë të rinjtë, të rejat. Është vetë angazhimi i secilit nga ne për ta bërë ndryshimin. Politika në shumicën e rasteve mundohet t’i mbulojë gjërat. Ka ardhur koha që sot asnjë nuk duhet ti shmanget përgjegjësisë. Çdo njeri duhet të mbajë përgjegjësi për firmën që hedh në emër të qytetarëve të Tiranës apo të gjithë Shqipërisë. Sot përgjegjësi nuk është thjesht mediatike por secili nga ne duhet të marrë përgjegjësi individuale dhe të drejtpërdrejtë për çdo veprim që bën. Duke iu shërbyer mirë njerëzve apo dhe duke iu bërë keq. Ai që iu gjendet njerëzve pranë, ta votojnë qytetarët. Ai që i dëmton, i grabit, ua bën jetën më të vështirë, ta dënojnë përsëri qytetarët me votën e tyre. Ajo në të cilën ne duam të fokusohemi sidomos dhe te qarku i Tiranës si një nga me të populluarat, është funksionimi, konsolidimi dhe fuqia ekonomike që duhet të kenë familjet e reja. Një familje e re nëse nuk do të ketë arsim të garantuar, shëndetësi të garantuar për fëmijët do ta ketë shumë të vështirë ndërtimin e  të ardhmes së saj këtu.

Ndryshimi është i domosdoshëm për të gjithë. Edhe ne në jetën tonë të përditshme kemi nevojë për të ndryshuar. Ndryshimi sjell risi por është shumë e rëndësishme që ky ndryshim të jetë dhe mirësi për gjithë shqiptarët. Të jetë një mënyrë më e mirë për të jetuar. Unë mendoj që sot sidomos qytetarët e Tiranës janë ata që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe nuk i ofrohet shërbimi i tyre.  Sot te Njësia 1 ishim me një djalë i cili kishte paguar për ilaçet e prindërve që kishte kaluar Covidin, i kishin kushtuar miliona euro. Dhe ajo që ndihet më shumë është mungesa e përgjegjësisë dhe papërgjegjshmëria që qeveria apo Kryeministri marrin duke thënë hë se kjo gjë do kalojë. Po njerëz të cilët mbyllin bizneset, humbin vendet e punës, humbasin njerëzit e afërt për shkak të mungesës së shërbimit apo ilaçeve, njerëz të cilët në çdo moment e kanë të pamundur atë shërbim dhe atë kujdes ndaj qytetarit. Dhe ai thotë po i fus një buzëqeshje unë dhe Shqipëria buzëqesh se mendon se buzëqesh ai. Ose ai mendon se Shqipëria buzëqesh se i ngërdheshen këshilltarët  e tij dhe i thonë që situata është shumë e mirë. Unë mendoj që dhe Rilindja e Edi Ramës e kaloi fazën e vetë të reklamës, siç janë ato reklamat e produkteve të falsifikuara, e produkteve falso, që e konsumon njëherë dhe më pas nuk e do më. I ka ikur data e skandencës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat