Berisha: Rama diskriminues i Veriut, s’ka asnjë ministër në kabinet se i urren

Shqipëria

Berisha: Rama diskriminues i Veriut, s’ka asnjë ministër në kabinet se i urren

Më: 8 mars 2021 Në ora: 21:59
Sali Berisha

Në një intervistë për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama e ka diskriminuar veriun duke mos pasur asnjë ministër nga veriu në kabinetin e tij.

Berisha: Si armik i egër i veriut dhe që e ka diskriminuar më shumë se çdo drejtues i vendit, sot për herë të parë qysh nga Lidhja e Prizrenit, në qeverinë e Edi Ramës, nuk ka asnjë ministër nga Veriu. Nuk asnjë këshilltar dhe drejtues institucioni nga veriu.

Për herë të parë nga Lidhja e Prizrenit zotëria e pastroi nga një parim i mikut të tij të ngushtë, se nga Fushë Kruja e sipër janë vrasës dhe kriminelë. Në Veri Rama ka zgjedhur cuba, vrasës e përdhunues dhe me ta ka dashur që të përfitojë.

Po investimet në veri janë sa 2/3 të rrasave të gurëve të sheshit Skënderbeu. Ai ka një urrejtje të e lindur për veriun. Çoi në Lezhë ndrikull Nikollën, që shkatërroi arsimin. Me këto maska Rama nuk ka fytyrë për të zbardhur, ka marrë fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat