Rreziku që vjen nga Turqia, anëtarët e partive konservatore në PE paralajmërojnë Shqipërinë

Shqipëria

Rreziku që vjen nga Turqia, anëtarët e partive konservatore në PE paralajmërojnë Shqipërinë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 17:54
Rama dhe Erdogan

Rezoluta për Shqipërinë, e miratuar së fundmi në Komisionin për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian e hartuar nga Isabel Santos, ka pësuar disa amendime në bazë të sugjerimeve të grupeve të ndryshme parlamentare.

Kështu, anëtarët e ID Group, grupimit për identitet dhe demokraci në Parlamentin Evropian, i cili përbëhet nga deputetë konservatorë nga dhjetë shtete të ndryshme anëtare, përfshirë dhe Lega Nord në Itali dhe Frontin Nacional në Francë, kanë sugjeruar një paragraf të tërë për ndikimin turk në Ballkanin Perëndimor dhe rrezikun që vjen nga kjo gjë.

Sipas këtij paragrafi të ri të rezolutës, Parlamenti Evropian ‘rikujton që Turqia, duke kombinuar një ndërthurje midis ‘neo-otomanizmit ideologjik, islamizmit dhe pragmatizmit në politikën e saj të jashtme, po përdor pushtetin e saj të butë ekonomik, kulturor dhe fetar për të ushtruar ndikim në media, në sferën publike dhe situatën politike në Ballkanin Perëndimor; nënvizon rrezikun e rritjes së ekspansionit turk në Ballkanin Perëndimor, gjë e cila po shërben për destabilizimin e mëtejshëm të rajonit’.

Amendamente të shumta i janë bërë dhe rezolutave për Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të katër rezolutat pritet që të miratohen në një seancë plenare të veçantë më 25 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat