Vaksina ruse, Berisha: Dhuratë e Emirateve të Bashkuara, por e prodhuar në Beograd

Shqipëria

Vaksina ruse, Berisha: Dhuratë e Emirateve të Bashkuara, por e prodhuar në Beograd

Më: 22 mars 2021 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Dy muaj pasi refuzoi publikisht Moskën për vaksinat anti-Covid, kryeministri Edi Rama mirëpriti sot në Rinas 10 mijë dozat e para të vaksinës “Sputnik V”.

Sipas kreut të qeverisë, kjo paketë është dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara. Por ndryshe mendon ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se vaksinat janë prodhuar në Beograd.

“Sot mberriti ne Tirane vaksina ruse, dhurate e Emirateve te Bashkuara, e cila flitet se eshte prodhuar ne Beograd! Ndiqeni videon se çfare thoshte Edvini disa kohe me pare per vaksinen ruse!“, shkruan Berisha në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat