Nënë e bijë varën veten, lanë një letër … Rrëfimi i veçantë

Shqipëria

Nënë e bijë varën veten, lanë një letër … Rrëfimi i veçantë

Më: 5 prill 2021 Në ora: 00:28
Ahmet Golemi

“Rubrika “Galeri” sjell çdo javë të ftuar shumë të dashur për publikun, të cilët ndajnë eksperienca nga jeta e tyre dhe shpesh herë falin emocione që përcillen dhe përtej ekranit.

I ftuar këtë të dielë ishte Ahmet Golemi, ish-boksier, shkrimtar e publicist…

Në një rrëfim të sinqertë plot nostalgji Ahmet Golemi tregoi mbi jetën e tij, familjen, vështirësitë, dashurinë, boksin, si dhe raportin me Ismail Kadaren.

Ndër të tjera, ai ndau historinë e vajzës më të bukur të Tiranës Ganimete Cuka, e cila kishte një fund tragjik.

“U thashë shokëve më ka bërë përshtypje kjo vajzë , kjo është Ganimetja më thanë ,femra më e bukur e Tiranës. Ne Krijuam një marrëdhënie por ajo ishte fejuar me një kolonel në ambasadën angleze . Ai donte ta merte , por nuk e lejuan. U mundua të arratisej, e kapen dhe bëri pak burg .Më vonë fronti demokratik e internoi në një fshat të Lushnjes. Ditën e tretë doli bleu 3-4 metra litar, e bisedoi me nënën dhe vari nënën, vari dhe veten. Lanë dhe një letër kundra regjimit. Është akti më tragjik ndaj atij sistemi.

Ismail Kadare e ka pasqyruar shumë bukur në një novelë të tijën… Si çdo mashkull ja hidhte pak sytë, se kishte diçka të veten ajo, si magnet femëror.

Ja kalonim mirë , por ramë në sy , më thirrën atëherë te Selvia ishte sigurimi dhe më lanë të kuptoj se duhet të hiqja dorë …” rrëfeu Ahmet Golemi.

Emocione të forta dhe të bukura të personazheve tuaj të dashur, Gjithçka për të mos u humbur në “Galeri” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat