Protestuan kundër hec-eve duke bllokuar Rrugën e Kombit dhe kundërshtuar policinë, nën hetim 33 qytetarë

Shqipëria

Protestuan kundër hec-eve duke bllokuar Rrugën e Kombit dhe kundërshtuar policinë, nën hetim 33 qytetarë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 16:47
Foto

33 shtetas janë shoqëruar në polici, pasi dyshohet se kanë organizuar protestën e paligjshme në Thirrë të Mirditës.

Njoftimi i policisë:

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, shoqërohen në Komisariatin e Policisë  33 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e sotme, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fanë, Mirditë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 33  shtetasve.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe nuk i  janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të zbllokuar qarkullimin e automjeteve.

Materialet në  ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit ” dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat