Konflikti në Lindjen e Mesme, kryeministri i Izraelit falenderon Shqipërinë për mbështetjen

Shqipëria

Konflikti në Lindjen e Mesme, kryeministri i Izraelit falenderon Shqipërinë për mbështetjen

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:17
Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falenderuar zyrtarisht Shqipërinë dhe 25 shtete të tjera për përkrahjen e treguar ndaj tyre, në konfliktin me Palestinën.

“Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Izraelin dhe përkrahni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, shkruan Netanyahu.

Kujtojmë që më herët, edhe Tirana zyrtare reagoi në lidhje me konfliktet e ndodhura mes Izraelit dhe Palestinës, ku shprehu përkeqësimin e saj për përshkallëzimin e dhunës.

“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në # Jeruzalem dhe brenda dhe përreth # Gaza. Sulmet me raketa kundër # Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë.

Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget”, thuhet në një reagim të ministrisë së Jashtme në rrjetet sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat