Ky kandidat fiton postin e kryetarit të PD-së, pas pak rezultati zyrtar

Shqipëria

Ky kandidat fiton postin e kryetarit të PD-së, pas pak rezultati zyrtar

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 08:23
Kandidatët për kryetar të PD-së

(E plotësuar 11:36) -​Zgjedhjet në PD, Kadilli pranon rezultatin e fitores së Bashës

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadili, ka deklaruar se gara për kryetarin e kësaj partie nuk ishte e drejt, megjithatë ka pranuar rezultatin duke thënë se është detyrim i demokratëve që ta ringrisin një opozitë të re.

Në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike qw janë mbajtur dje në Shqipëri, kanë ushtruar të drejtën e votës 41.095 anëtarë të partisë, ose 54.7%.

Një ditë pas këtij procesi, Kadili në një konferencë për media, tha se më shumë se garë kjo ishte një sfidë që tregoi se pozita nuk është ekskluziviteti i askujt. Ai numëroi të metat e këtij procesi.

Kadili: Pati një kryetar që nuk lëshoi zyret dhe përdori administratën e partisë

“Pash pabarazi mjetësh, pabarazi burimesh njerëzore, financiare dhe sidomos një kohë shumë të shkurtër. Pati një kryetar që nuk lëshoi zyret dhe përdori administratën e partisë, pati deputet dhe kryetar degësh që nuk respektuan distancën etike të kërkuara nga udhëzimet e kryesisë dhe këshillit kombëtar për të mos ndërhyrë në proces, u zvogëlua lista e anëtarëve nga 100 mijë në 70 mijë, pati demokrat, themelues partie dhe ish drejtues që nuk gjenin emrin në listë për të votuar“, tha ai.

Sipas tij, të gjitha këto tregojnë në sytë e shqiptarëve që si PD janë të pazot për të marrë përgjegjësit që i presin.

Kadili: Unë e pranoj këtë rezultat

“Shqiptarët panë se brenda partisë zgjedhjet ishin më keq se ato në mes palëve politike. Megjithatë unë nuk jam Luli, unë e pranoj këtë rezultat, unë e pranoj vendimin e demokratëve.........kjo garë është e pabarabartë asnaj në këto kushte nuk mund ta urojë fituesin, natyrisht që respektoj vendimet”, tha ai, duke shtuar se nuk do të largohet nga PD.

Partia Demokratike do të shpallë paraditen e sotme rezultatet për zgjedhjet e zhvilluara gjatë të dielës së 13 qershorit për kryetarin e ri.

Nga rezultatet paraprake Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend.

Të dhënat paraprake nga selia blu flasin për një fitore të Bashës me rreth 81% të votave.

Sipas të dhënave paraprake, nga 40.674 vota të vlefshme, 32.882 vota janë për kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i ndjekur nga Agron Shehaj me 6.038 vota. Edith Harxhi numëron 991 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 763 vota.

***

Lulzim Basha ka fituar mandatin e tretë në krye të Partisë Demokratike. Lideri aktual i PD do të jetë në krye të partisë më të madhe opozitare edhe për 4 vitet e ardhshme.

Rezultati zyrtar do të shpallet sot pas orës 9:00, por sipas të dhënave paraprake, Basha është kandidati më i votuar ndër 3 kandidatët e tjerë që e sfiduan për të drejtuar Partinë më të madhe në opozitë.

Nga rezultatet e deritanishme, Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend me rreth 81% të votave.

Në garën për kreun e ri të PD morën pjesë pak më shumë se 41 mijë demokratë nga mbi 75 mijë të regjistruar si anëtarë të kësaj partie.

Kandidati i dytë më i votuar rezulton Agron Shehaj, me 14.8 përqind të votave, duke lënë pas me 2.4 përqind zonjën Edit Harxhi dhe me 1.8 përqind Fatbardh Kadillin.

***

Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana deklaroi se pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë në nivelin 54.7% ose 41 mijë e 674 vota të vlefshme.

Basha ka grumbulluar 32 mijë e 882 vota, ndjekur nga Agron Shehaj me 6 mijë e 38 vota, Edith Harxhi me 991 vota dhe Fatbardh Kadilli me 763 vota.

Nga të dhënat që siguron media nga Shqipëria, rezulton se Basha ka fituar në çdo qendër votimit të numëruar deri më tani, përveç Selenicës ku fitues ka dalë Shehaj me 17 vota më shumë se kryetari aktual.

Gjithsesi rezultati përfundimtar dhe fituesi shpallet zyrtarisht nesër paradite.

***

Vazhdon numërimi i votave për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Sipas të dhënave paraprake, kreu aktual i PD-së Lulzim Basha kryeson me 81% të votave në rang vendi, edhe pse disa prej degëve nuk kanë dorëzuar ende rezultatet.

I dyti pas Bashës renditet, Agron Shehaj me 15 % të votave. Edith Harxhi ka marrë deri më tani 2.45 % të votave ndërsa Fatbardh Kadilli vetëm 2 % të votave.

Image

​Gara për kryetarin e PD-së, kryeson Lulzim Basha

Rreth 75 mijë demokratë kishin të drejtën e votës sot, për të vendosur kryetarin e Partisë Demokratike, për katër vjetët e ardhshëm.

Procesi i numërimit ka përfunduar në Kolonjë, ku kanë votuar 244 nga 287 qytetarë me të drejtë vote. Në qytetin juglindor, kryeson kryetari aktual Lulzim Basha, me 140 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 82 vota. Edith Harxhi ka siguruar 16 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli vetëm 6 vota.

Numërimi ka mbaruar dhe në Maliq, ku gjithsej kanë votuar 517 demokratë. Lulzim Basha ka siguruar 411 vota, Agron Shehaj 90, Fatbardh Kadilli 8 dhe Edith Harxhi 7 vota. Ndërkohë, një votë është vlerësuar e pavlefshme.

Ndërkohë, rezultatet janë ndryshe në Selenicë të Vlorës, ku ka fituar Agron Shehaj, me 119 vota. Kandidati Shehaj ndiqet nga Lulzim Basha, me 102 vota. Dy kandidatët e tjerë, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, kanë mundur të sigurojnë vetëm nga një votë.

Edhe në Kurbin, Lulzim Basha ka fituar bindshëm, me plot 1016 vota. 74 demokratë kanë votuar Agron Shehajn për kryetarin e partisë së tyre, 8 demokratë kurbinas i kanë dhënë votën Edith Harxhit, ndërsa 7 të tjerë, Fatbardh Kadillit.

E para që ka përfunduar procesin e numërimit në kryeqytet, është Njësia numër 8, ku kryeson bindshëm Lulzim Basha, me 1.905 vota. Për Agron Shehajn, janë numëruar 28 vota, për Fatbardh Kadillin 14 vota dhe për Edith Harxhin 8 vota.

Edhe në Njësinë numër 5, ka fituar Lulzim Basha, me 567 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj, me 94 vota. Edith Harxhi ka marrë 16 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 11 vota.

Demokratët shkodranë kanë votuar në 2 qendra votimi. Numërimi ka përfunduar dhe në dyja qendrat e votimit kryeson kryetari aktual Lulzim Basha.

Në QV-në e parë, Basha ka marrë 633 vota, Agron Shehaj 59 vota, Edith Harxhi 12 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 7 vota.

Në QV-në e dytë të qytetit verilindor, Lulzim Basha kryeson me 404 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 89 vota. Për Edith Harxhin janë numëruar 8 vota, ndërsa për Fatbardh Kadillin 7 vota.

545 vota shkojnë për Lulzim Bashën nga demokratët e Librazhdit. Në këtë qytet, kandidatët e tjerë numërojnë pak vota. Konkretisht, 56 vota për Agron Shehajn, 7 vota për Fatbardh Kadillin dhe 4 vota për Edith Harxhin.

Në Gjirokastër, ka fituar Lulzim Basha, me 247 vota. Agron Shehaj ka marrë 127 vota, Edith Harxhi 21, ndërsa Fatbardh Kadilli 11 vota.

Në Përmet janë numëruar 147 vota për Lulzim Bashën, 32 për Agron Shehajn dhe nga 24 vota për Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin.

Në Këlcyrë, Lulzim Basha ka fituar me 114 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 62 vota. Fatbardh Kadilli ka marrë 6 vota, ndërsa Edith Harxhi 2 vota.

Në Tepelenë, Lulzim Basha kryeson me 96 vota. Agron Shehaj numëron 46 vota, Edith Harxhi 5 vota dhe Fatbardh Kadilli 3 vota.

Në Memaliaj, Lulzim Basha ka marrë 177 vota, Agron Shehaj 46 vota. Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli kanë siguruar 2 vota secili, në këtë qytet.

Në Delvinë, kanë votuar 295 demokratë. Lulzim Basha ka fituar me 205 vota. Agron Shehaj ka marrë 57 vota, Edith Harxhi 29 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 4 vota.

Edhe në Vlorë, Lulzim Basha ka fituar bindshëm, duke grumbulluar 1057 vota. Demokratët vlonjat i kanë dhënë 666 vota Agron Shehajt, 83 vota Edith Harxhit dhe 50 vota Fatbardh Kadillit.

Demokratët iu drejtuan qendrave të votimit në qytetet e tyre, që prej orës 8 të mëngjesit të sotëm, për të zgjedhur kryetarin e ri të së djathtës, mes katër kandidatëve: Lulzim Basha, Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli, që ishte i parë që shpalli kandidaturën e tij, pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, që e lanë Partinë Demokratike sërish në opozitë.

​Publikohen rezultatet e para për garën brenda PD

Anëtarësia e Partisë Demokratike ka votuar sot për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie.

Në garë janë kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

Euronews Albania ka mësuar rezultatet e para për disa degë të PD. Në Memaliaj rezulton se Basha ka marrë 177 vota, Shehaj 46 kurse Kadilli dhe Harxhi nga dy vota secili. Ndërsa në degën e PD në Kolonjë rezultati është 140 vota për z. Basha dhe 82 për Shehaj, Harxhi 16 vota dhe Kadilli 6 vota.

Në degën e Himarës, ka pasur një rezultat në ngushtë mes Lulzim Bashës dhe Agron Shehajt 52 vota me 35.

Rezultati i garës brenda PD

Dega Memaliaj

Basha 177

Shehaj 46

Kadilli 2

Harxhi 2

Dega Kolonjë

Basha 140

Shehaj 82

Harxhi 16

Kadilli 6

Dega Himarë

Basha 52

Shehaj 35

Dega Çërik

Basha 388

Shehaj 56

Dega Vorë

Basha 291

Shehaj 54

Dega Tepelenë

Basha 96

Shehaj 46

Dega Poliçan

Basha 99

Shehaj 26

Dega Krujë

Basha 527

Shehaj 55

Dega Tropojë

Basha: 332

Agroni 127

Dega Maliq

Basha 411

Shehaj 90

Kadilli 8

Harxhi 7

Dega Peqin

Basha 509

Shehaj 45

Dega Pukë

Basha 287

Shehaj 74

Kadilli 9

Harxhi 7

Dega Rrogozhinë

Basha 294

Shehaj 76

Dega Delvinë

Basha 205

Shehaj 57

Harxhi 29

Kadilli 4

Dega Fushë-Krujë

Basha 306

Shehaj 91

Harxchi 9

Kadilli 7

Dega Selenicë

Basha 102

Shehaj 119

Përfundon procesi i votimit për kryetarin e PD

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD.

Pa nisur mirë procesi, zgjedhjet për drejtuesin e ri të Partisë Demokratike u shoqëruan me kontestime të 3 sfidantëve të Lulzim Bashës.

Kandidati Agron Shehaj ishte i pari që denoncoi pengimin dhe përjashtimin e vëzhguesve të tij jo vetëm në disa degë të Tiranës, por edhe në rrethe.

AGRON SHEHAJ: Këto zgjedhje rrisin vlerat e PD, por nëse standarti është ulët kthehet në Boomerang.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD Jemin Gjana hodhi poshtë pretendimet teksa sqaroi arsyet e incidenteve me vëzhguesit.

Jemin Gjana: Arsyeja ka qenë krejt e qartë, ose nuk kanë patur kartë anëtarësie, dhe nuk kanë qenë në listat e anëtarësisë së partisë, ose janë deleguar nga një degë në një degë tjetër.

Për parregullsi dhe garë të pabarabartë folën edhe kandidatët Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.
Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të tretë për të drejtuar Partinëe Demokratike sërish në opozitë nuk pajtohet me akuzat e rivalëve.

Basha: Këto janë vlerat tona, të demokracisë, të shprehjes së lirë, të konkurrencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë e shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në rrëzimin e regjimit Rama Doshi.

Bujar Nishani: Për fat të keq kjo nuk u dëshmua sot, kemi një maskaradë elektorale, më vjen keq ta them këtë, por edhe unë jam përgjegjës si shumë demokratë të tjerë, kemi lejuar që të vazhdojë projekti për të rrënuar PD-në.

Në debatin mes kandidateve u përfshi edhe ish kryeministri Sali Berisha, flet për rikthim në PD, i cili tha “Jam konsistent në deklaratat e mia.

***

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat, tha se rezultati i votimit për kreun e Partisë Demokratike do të dalë ditën e nesërme, megjithëse nuk ka bërë të ditur orën e saktë.

“Një të dhënë operative tek 3-4 orët pas mbylljes së votimit. Do presim deri nga mesnata degët që janë afër, të presim materialet, degët që janë shumë larg, Tropoja, Saranda, Kolonja, etj do i presim ti sjellin nga orët e para të mëngjesit. Porosia është që ti shoqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve. Nesër paradite shpallet fituesi. Orën nuk e jap dot’’- tha Gjana.

Ndër të tjera Gjana ka shtuar se deri në orën 16:00 kanë votuar 44% e anëtarëve ndërsa ka thënë se anëtarët të cilët nuk kanë pasur emrin në lista dhe kanë pasur kartën e anëtarësisë, e kanë pasur mundësinë që të votojnë. Gjana shtoi se emri në lista është ndryshuar për shkak të përpunimit në sistemet e IT të emrave.

Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00.

‘Pjesëmarrja e votuesve në të gjithë vendin është 44%. Në përgjithësi janë lejuar ato që kanë kartën e anëtarësisë, pa i penguar. Pash një Konjari se ishte e pezmatuar se nuk ka gjetur emrin në listë, është e vërtetë për efekt të përpunimit në sistemet e IT të emrave, nëse nuk rezulton në listë por disponon kartën e anëtarësie mund të votosh. Janë pengesa lëvizje të paqëllimshme, duke qenë të paqëllimshme kemi krijuar një hapësirë tjetër në lëvizje.’- tha Gjana.

Katër emra janë në garë për të marrë kryesinë e PD. Në fletën e votimit, Fatbardh Kadilli është i renditur i pari, e pas tij Edith Harxhi, Agron Shehaj e Lulzim Basha. 

Voton Bujar Nishani​​​​​​​

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani ka votuar për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD që do të drejtojë partinë për 4 vitet e ardhshme.

Kujtojmë se Nishani ka qenë një prej kritikëve të Bashës.

Ndërsa ka mbështetur në këtë garë kandidatën Edit Harxhi.

Kandidati për kryetar të PD nuk e gjen emrin në listë

Zgjedhjet që po mbahet për kryetar të Partisë Demokratike, po regjistrojnë një skandalesh.

Po i sjellim me radhë, duke nisur nga Qarku i Gjirokastrës.

Atje mësohet se kandidati për kryetar të PD në zgjedhjet e fundit në Gjirokastër, Gjergji Dudi nuk e ka emrin në listë

Voton Agron Shehaj 

Agron Shehaj është kandidati i fundit që ka votuar në selinë blu për kreun e Partisë Demokratike. Ai u shpreh se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, por rëndësi të madhe ka edhe procesi i votimit.

Gjithashtu Shehaj shtoi se e sotmja do të vendosë fatin e zgjedhjeve të ardhshme.

“Falenderoj të gjithë mbështetësit, vëzhguesit e mi, dhe votuesit në të gjithë Shqipërinë, sot vendoset fati i zgjedhjeve të ardhshme. Është e rëndësishme se kush do të fitojë nga kandidatët, por është akoma më e rëndësishme procesi”, u shpreh Shehaj.

***

Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë votën e tij për kryetarin e ri brenda Partisë Demokratike. I pyetur nëse kjo garë do ta nxjerrë të ndarë apo të bashkuar PD-në, zoti Berisha tha se partia do të dalë e bashkuar nga zgjedhjet.

Përsa i përket deklaratës së tij për një rikthim të mundshëm në PD, Berisha tha se i qëndron konsistent deklaratave të dhëna.

"Të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces votimi. Mesazhi i ditës së sotme është pjesëmarrja në votim. Unë besoj se pasi kam shprehur qëndrimin tim, kjo nuk do ta nxjerrë të ndarë por përkundrazi do ta nxjerrë të bashkuar. Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre dhe janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD-në dhe vendin. Ti jo që do të nxjerrësh sekretet, po do sekretet e sekreteve. Unë jam konsistent në deklaratat e mia", tha Berisha.

***

 

Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00, për të vijuar me numërimin e votave më 19:30, ku brenda orës 08:00 të ditës së nesërme pritet edhe rezultati.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit deri më tani, ku tha se iu janë drejtuar kutive të votimit 12 948 anëtarë, ose 17.2% e anëtarësisë.

“12 948 anëtarë që kanë votuar, që do të thotë një shifër që shkon te 17.2%. Përgjithësisht procesi ka ecur normalisht. Nuk ka pasur vonesa në fillimin e procesit. Në dy-tre raste që ka pasur ndonjë ndërprerje për efekt të qartësimit të situatave të votimit për anëtarë me kartë janë marrë vendimet përkatëse në komision dhe procesi ka vazhduar”, tha Gjana.

Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, dhe tre demokratë të tjerë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Anëtarësia e PD në të gjithë vendin po voton mes katër kandidatëve për të zgjedhur kreun e ri të partisë, që do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme.

Janë në total 75 mijë anëtarët e PD, që pritet t’i drejtohen 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin, përmes të cilave ata do të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin.

Sipas udhëzimit, ata duhet të zgjedhin vetëm 1 prej kandidatëve, pasi vota e tyre do të jetë nul nëse votojnë për më shumë se një prej katër emrave në garë. Në fletën e votimit, Fatbardh Kadilli është i renditur i pari, e pas tij Edith Harxhi, Agron Shehaj e Lulzim Basha.

***

Kandidatja në garë për drejtimin e PD-së Edith Harxhi, është shprehur se dita e sotme është një ditë e rëndësishme, dhe se fitorja do të jetë për ringritjen e PD-së.

Harxhi ka votuar në njësinë numër 5 dhe sipas saj procesi ka pasur parregullsi të mëdha pasi gjysma e anëtarëve të PD-së nuk i gjejnë emrat në lista.

Gjithashtu ajo i bëri thirrje demokratëve që të vendosin ditën e sotme me votë.

“PD është një aset, është një pasuri kombëtare, sot është dita e demokratëve, uroj shumë që të ketë një pjesëmarrje masive, pasi ne sot votojmë reformimin e PD-së. Absolutisht që mendoj se në radhë të parë do të fitojnë demokratët, jam e sigurt që vota e tyre do të jetë për ndryshimin.

Dita jonë fillon sot, unë filloj sot betejën time për të ringritur PD. Unë e kam shprehur kohë do të jem aktive në PD dhe beteja ime fillon sot, edhe po të mos fitojë, unë do të vazhdojë të luftojë por jam e sigurt që do të fitojë”, ka thënë Harxhi.

***

Zgjedhjet në PD, voton kandidati Fatbardh Kadilli

Kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli, ka votuar ditën e sotme për kryetarin e ri të PD-së, në selinë blu.

Kadilli i bëri thirrje demokratëve që të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa u shpreh se procesi i vërtetë është frymë me të cilin do të dalin demokratët.

***

Ekipi i kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj bën të ditur se vëzhguesja e tyre në njësinë Nr. 5 është përjashtuar nga komisioni pa të drejtë.

Sipas grupit të Shehajt Enkeleda Cela është përjashtuar dhe momentalisht në këtë qendër nuk kanë asnjë vëzhgues.

Arsyet e përjashtimit nuk dihen ende

Voton Basha

Kreu në detyrë i Partisë Demokratike pas votimit doli në një deklaratë për mediat. Ai falenderoi mediat, anëtarët dhe të gjithë ata që po punojnë për këtë proces.

Sa i takon procesit, Basha tha se ai është unik dhe shtoi se qëllimi kryesor në rast se ai rizgjidhet për herë të tretë si kryetar do të jetë rrëzimi i regjimit Rama-Doshi.

“Dua të falenderoj mediat për mbulimin të këtij procesi unik, dua të falenderoj të gjithë demokratët dhe ata që po punojnë për këtë proces.

Këto janë vlerat tona, vlerat e demokracisë, vlerat e konkurencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur dhe këto vlera do të çojë rrëzimin Rama-Doshi”, u shpreh Basha.

***

Kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar paraditen e sotme selisë së Partisë Demokratike, ku do të votohet për kryetarin e ri.

Vetë Basha shfaqet duke qëndruar në radhë, ndërsa shoqërohet nga Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku.

Në selinë e PD-së pritet të votojnë dhe Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli, ndërsa kandidatja tjetër Edith Harxhi do të votojë në njësinë 5.

Image
Lulzim Basha

Gjirokastër, ja sa anëtarë janë thirrur për të votuar

Procesi i votimit për Kreun e Partisë Demokratike ka nisur edhe në qarkun e Gjirokastrës.

1260 anëtarë do ti drejtohen qëndrave të votimit të zgjedhin kreun e ri të kësaj partie.

Kreu i PD në këtë qark Dasho Aliko është shprehur se procesi zgjedhor ka ecur normalisht dhe sipas parashikimeve të tij, pjesëmarrja do të jetë diku tek 60% pasi shumë prej anëtarëve rezultojnë të jenë në emigracion.

Flet Korreshi: Pjesëmarrje e mirë, kandidatët kanë vëzhguesit e tyre

Vijon prej orës 8 të mëngjesit procesi i votmit edhe në Lushnje. Janë 2694 anëtarë që do të votojnë sot për drejtuesin e ri të PD.

Kryetari i PD Lushnje, Sajmir Korreshi tha se procesi vijon normalisht dhe se 4  kandidatet kanë përfaqësuesit e tyre si vëzhgues në qendrat e votimit.

“Procesi ka filluar normal në orën 08:00.

Ka pjesëmarrje të mirë në votim dhe të katër kandidatë në garë kanë përfaqësuesit e tyre si vëzhgues në qendrat e votimit”, tha Korreshi.

Edhe Vlora po voton

Në Vlorë janë 1435 me të drejtë vote të cilët do t’i drejtohen qendrës së votimit të ngritur pranë selisë së PD në Vlorë, për të zgjedhur mes Lulzim Bashës, Agron Shehajn, Edit Harxhit dhe Fatbardh Kadillit,

Votimi është hapur në 08:00 dhe vijon normalisht.

***

Demokratët votojnë sot për kryetarin e ri, ku në garë përballë Lulzim Bashës janë Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Votimi ka nisur prej orës 8 të mëngjesit, ndërsa janë 75 mijë anëtarë që do i drejtohen 76 qendrave të votimit.

Mësohet se tre kandidatët, Basha, Kadilli dhe Shehaj do të votojnë në selinë e PD-së, ndërkohë që Harxhi do të votojë në njësinë 5.

Në seli do të votojnë dhe anëtarët e kryesisë dhe deputetët e zgjedhur të kësaj force politike.

Votimi për kreun e ri të PD-së pritet që të mbyllet në orën 19:00, ndërsa të parët që kanë qenë sot në selinë blu ka qenë sekretari Gazment Bardhi dhe nënkryetari Edmond Spaho.

Votimi në Fier ka nisur pa probleme

Në Qarkun e  Fierit, votimet për kryetarë të PD-së kanë nisur pa probleme në orën 08:00.

Janë 2500 anëtarë me të drejtë vote, që janë thirrur për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD.

Për shkak të numrit të lartë të anëtarësisë në qarkun e Fierit  janë dy komisione të administrimit të Zgjedhjeve.

***

Është hapur zyrtarisht procesi i votimit për kryetarin e ri në Partinë Demokratike.

75 mijë anëtarë të PD do të drejtohen për të votuar në  76 qendra votimi, të ngritura në të gjithë vendin.

Kandidatët në garë për kreun e PD janë: Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli, Lulzim Basha dhe Agron Shehaj.

Votimi ka nisur në orën 8:00 dhe do të përfundojë në oën 19:00.

***

Partia Demokratike mban sot zgjedhjet për kreun e ri. Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, dhe Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Anëtarësia e PD në të gjithë vendin do të votojë sot mes tyre për të zgjedhur drejtuesin e ri që do të udhëheqë partinë për katër vitet e ardhshme.

Sa i përket fletës së votimit, i pari në listën e kandidatëve është renditur Fatbardh Kadilli.

Pas tij e dyta është Edith Harxhi, ndjekur nga Agron Shehaj dhe në fund kryetari në detyrë Lulzim Basha.

PD prej 8 vitesh drejtohet nga Lulzim Basha që prej largimit të Sali Berishës pas humbjes së vitit 2013 përballë socialistëve. Këtë vit, demokratët shkojnë në zgjedhje për kreun e ri pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat