Provimi i dytë i lirimit, 32 mijë nxënës testohen në matematikë

Shqipëria

Provimi i dytë i lirimit, 32 mijë nxënës testohen në matematikë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 15:05
Foto

Nxënësit e klasave të 9-ta zhvilluan provimin e dytë të lirimit, në lëndën e matematikës.

32 mijë nxënës testuan njohuritë në 2 orë e 30 minuta, kohë e mjaftueshme sipas tyre.

"Po kishim shumë kohë."

"Po edhe e teprueshme."

Nivelin e vështirësisë e lidhin me zhvillimin e mësimit në kushtet e distancës për shkak të pandemisë.

"Shumë i vështirë ishte, gjysmën e ushtrimeve nuk e kishim marrë fare gjatë vitit shkollor."

"Ishte pak i vështirë, duke qenë se kemi pasur dhe vështirësi për shkak të Covid, pro mendoj se mund të kemi dalë mirë. Duke e krahasuar me atë të gjuhës mendoj se mund të dalim më keq."

Disa nxënës pranuan se patën mundësi të komunikonim me njëri tjetrin.

"Te i gjuhës kemi kopjuar më shumë."

Emocione patën edhe prindërit, të cilët pritën jashtë kangjellave të shkollës.

"Ka qenë nxënës poshtë mesatares prandaj ja kam merakun."

Sipas nxënësve, nota e këtyre provimeve ka ndikim vetëm në regjistrimin në gjimnaz.

"Të them ët vërtetën na kanë thënë që mund të ndikojë vetëm në çfarë gjimnazi mund të hyjmë."

Një vit më parë, për shkak të rregullave të forta të pandemisë, nxënësit nuk i zhvilluan provimet e lirimit, por tashmë pas lehtësimit të masave të rinjtë ju kthyen normalitet të studimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat