​Nis vaksinimi i grumoshës mbi 50 vjeç në Shqipëri

Shqipëria

​Nis vaksinimi i grumoshës mbi 50 vjeç në Shqipëri

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë sot ka nisur vaksinimi i grupmoshës mbi 50 vjeç, duke ulur fashën e vaksinimit anticovid.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se sot kanë ulur fashën e vaksinimit anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të sa më shumë qytetarëve.

“Të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe duhet t’i drejtohen mjekut të familjes.

Ose të aplikojnë në portalin e-Albania për të kryer sa më parë vaksinën anticovid”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat