​Manastarliu: Mjekët po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar nga shpërthimi në Velipojë

Shqipëria

​Manastarliu: Mjekët po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar nga shpërthimi në Velipojë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 16:07
Orgerta Manastarliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgerta Manastarliu thotë se mjekët dhe infermierët e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT të Tiranës po bëjnë maksimumin për t’u kujdesuar për familjen e lënduar nga shpërthimi i një bombole në një hotel të Velipojës.

“Mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT, po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar në ngjarjen e rëndë në Velipojë.

Stafi ynë po bën më të mirën, duke e trajtuar nënën dhe fëmijët me terapinë e plotë të mjekimit, por situata mbetet tejet kritike”, ka shkruar ministrja Manastarliu.

Në mëngjesin e kësaj të diele në një hotel në Velipojë shpërtheu bombola ku u lëndua nëna dhe tre fëmijët e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat