Sot do të festonte ditëlindjen/ Varroset 29-vjeçarja që humbi jetën 5 ditë pasi lindi foshnjën

Shqipëria

Sot do të festonte ditëlindjen/ Varroset 29-vjeçarja që humbi jetën 5 ditë pasi lindi foshnjën

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 14:15
Ardita Hersi Muça

Ardita Hersi Muça, 29 vjeçarja që ndërroi jetë 5 ditë pasi lindi djalin e saj, ditën e sotme përcillet për në banesën e fundit.

Për ironi të fatit, data e sotme për shënon edhe ditën e lindjes së saj, ku sot do të festonte 29-vjetorin, njëkohësisht është dhe dita kur ajo shkon në banesën e saj të fundit.

Famijarët e 29-vjeçares Ardita Muça kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm, si dhe kanë bërë denoncimin në Policinë e Durrësit.

Tezja e të ndjerës ka thënë se familja ka denoncuar mjeken Migena Prifiti, e cila ka ndjekur gjithë procesin e shtatzënisë së 29-vjeçares por nuk i ka dhënë hollues gjaku.

Ata janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore që do të hedhë më shumë dritë mbi vdekjen e 29-vjeçares që la pas dy fëmijë, një vajzë dhe djalin e porsalindur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat