Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së/ Përfundon mbledhja e Kuvendit Kombëtar

Shqipëria

Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së/ Përfundon mbledhja e Kuvendit Kombëtar

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 19:20
Lulzim Basha

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike ka përfunduar pas 7 orëve.

Mbledhja nisi në orën 11:30 dhe u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ndërsa u miratuan edhe 11 propozimet e Kreut të PD-së, Lulzim Bashëa për ndryshime në statut.

Po ashtu u votua edhe për anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar të PD, emrat e të cilëve pritet të mësohen ditën e nesërme.

Pas përfundimit të votimit për anëtarët e rinj të Këshillit të PD-së, kutitë janë dërguar për t’u numëruar në selinë blu.

7 mijë e 500 delegatë u thirrën këtë të shtunë për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të diskuar mbi analizës e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit  që identifikohet sipas tyre si fajtor vetëm mazhoranca.

Ata gjithashtu miratojnë propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut që nuk sollën asnjë risi në mandatin e kryetarit, ndryshe nga sa kishin kërkuar kritiket e tij, platformat e të cilëve u rrëzuan nga Kryesia.

Në listën e gjatë të kandidaturave bie në sy mos përjashtimi i kritikëve të Bashës si Edit Harxhi, Arben Ristani apo Fatbardh Kadilli apo edhe rebeleve si Fatjona Dhimitri që nuk pranoi të digjte mandatin e deputetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat