Njihuni me gruan që ka mbi 30 vite që punon si fatorino treni

Shqipëria

Njihuni me gruan që ka mbi 30 vite që punon si fatorino treni

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 00:31
Majlinda Luto

Majlinda Luto ka mbi 30 vite që punon si fatorino treni. Në një intervistë për “Pushime On Top”, ajo rrëfeu se ka shëtitur gjithë Shqipërinë me tren dhe se këtë punë e bën me pasion.

Majlinda u shpreh se gjatë punës së saj në tren ka takuar edhe mjaft artistë të njohur, por në mendjen e saj ka mbetur edhe sot, Parashqevi Simaku.

“Njerëzit me tren vinin atëherë, sepse nuk kishte makina. Edhe artistët me tren vinin. Parashqevi Simaku gjithmonë vinte me mua, Kavajë-Tiranë. Ishte shumë e bukur, na pëlqente. I merrnim kabinë, sepse kemi pasur vagonë me kabina. Ngaqë ishin njerëz të veçantë i fusnim në kabinë. Kemi pasur kabina dhoma-dhoma dhe i merrnim. Edhe ata kishin qejf të rrinin si larg njerëzve.

Parashqevia ka qenë shumë e bukur. Nuk donte njeri ajo afër. I merrja kabinë dhe më thoshte: ‘aman Majlinda mos më vijë njeri afër’. Ishte e dashur shumë, por rrinte veçmas”, tregoi Majlinda për “Pushime On Top”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat