Qeveria e Shqipërisë jep bonusin për 23,342 fëmijët e posalindur

Shqipëria

Qeveria e Shqipërisë jep bonusin për 23,342 fëmijët e posalindur

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 08:15
Ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se 23,342 fëmijë që kanë sjellë gëzim për familjet e tyre këtë vit, kanë ardhur në jetë bashkë me bonusin e bebes falë mbështetjes së shtetit për çdo të porsalindur.

Postimi:

Mirmëmegjesi me lajmin e bukur se 23,342 fëmijë që kanë sjellë gëzim për familjet e tyre këtë vit, kanë ardhur në jetë bashkë me bonusin e bebes falë mbështetjes tonë për çdo të porsalindur, ju uroj një fundjavë të bukur.

Që prej fillimit të këtij programi universal në vitin 2019, janë 95,524 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat