Naftë e lirë për miliarderët, superjahti furnizohet me 52 lekë për litër në Sarandë, karburanti pa taksa

Shqipëria

Naftë e lirë për miliarderët, superjahti furnizohet me 52 lekë për litër në Sarandë, karburanti pa taksa

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 22:44
Jeff  Bezoz

Të lundrosh një javë me këtë jaht “Flying Fox”, kushton 4 milion euro, çka e bën atë të mundshëm vetëm për më të pasurit e botës.

Por edhe miliarderët duket se i kanë qejf ofertat dhe në brigjet shqiptare, e tillë është nafta pa akzisë që u ofrohet.

Jahti që bën bujë kudo që ankorohet mbërriti këtë të mërkurë në Brigjet e Sarandës.

Pronësia e Dhelprës Fluturuese në Det, në media i njihet themeluesit të Amazon, miliarderit Jeff  Bezoz edhe pse kjo është mohuar.

Zyrtarisht mjeti rezulton në pronësi të një kompanie e cila e jep me qira.

Drejtori i Portit të Sarandës, konfirmoi se nga të dhënat e tij në bord nuk ka personazhe VIP, por vetëm anëtarët e ekuipazhit.

Ata kanë kërkuar leje për tre ditë me qëllim kryesor mbushjen me karburant

Me vendimin e qeverisë shqiptare për heqjen e akcizës për karburantin për jahtet, ai do ta përfitojë me një çmim prej 52 lekësh për litër.

Sipas të dhënave, serbatorët gjigantë mbajnë 682 000 litra karburant që do të thotë se nëse do të bëjë mbushje të plotë do ti kushtojë 35,490,000 lek.

Nëse miliarderi që po bën pushimet  me mjetin lundrues me vlerë 400 milion dollarë do ta blinte naftën me çmimin e tregut rreth 175 lek do të duhet të paguante 119,437,500 lek.

Kjo do të ishte fatura për kompaninë edhe në Itali ku u pa pak ditë më parë në Sicili. Në fqinjin përtej Adriatikut çmimi për litër shkon në 1.72 dollarë.

Që kur qeveria shqiptare vendosi heqjen e akcizën e karburantit për jahtet e huaja, në portet shqiptare të shfaqen disa nga mjetet lundruese të miliarderëve të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat