Kushtetuesja shfuqizon nenin që detyron kandidatët e pavarur të marrin 1% të votave në të gjithë vendin

Shqipëria

Kushtetuesja shfuqizon nenin që detyron kandidatët e pavarur të marrin 1% të votave në të gjithë vendin

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar “pragun 1%” për kandidatët e pavarur që  marrin pjesë në zgjedhje.

Sipas këtij ligji, një kandidat që garonte i pavarur në një qark të caktuar, për t’u zgjedhur deputet duhet të mblidhte 1% te votave kombëtare, njëlloj si të ishte parti politike.

Kjo kërkesë është dorëzuar nga Elton Debreshi, kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Vetë Debreshi nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për t’u zgjedhur deputet, ndërsa kërkesën në Gjykatën Kushtetuese e kishte bërë në 13 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat