Kushi takon përfaqësues të Korpusit të Paqes për Shqipërinë dhe Malin e Zi

Shqipëria

Kushi takon përfaqësues të Korpusit të Paqes për Shqipërinë dhe Malin e Zi

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 12:13
Foto nga takimi

Trajnimi i mësuesve të gjuhës angleze ishte një ndër temat për të cilat u ra dakord mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi gjatë takimit me përfaqësues të Korpusit të Paqes për Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Sipas Kushit, MAS  prej vitesh ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë më Korpusin e Paqes dhe në këtë takim u diskutua për një sërë temash që MAS ka në fokus si:

“Trajnimi i mësuesve të rinj dhe rrjetit profesional të mësuesve të gjuhës angleze, veçanërisht mësuesit e klasës së parë; hartimi i moduleve të trajnimit për këta mësues për të zhvilluar mësim sa më cilësor, zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme në kuadër të Shkollave Qendër Komunitare, mbështetja ndaj të rinjve në universitete për të mësuar gjuhën angleze”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat