Mashtrim dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, dy të arrestuar në Durrës

Shqipëria

Mashtrim dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, dy të arrestuar në Durrës

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për mashtrim.

Policia vuri në pranga shtetasin B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 21.10.2021, shtetasi R. Ç. ka bërë kallëzim se ky shtetas i kishte marrë me qira mjetin tip “Benz” dhe nuk ia kishte kthyer më.

Ndërkaq, u vu nën pranga shtetasi me inicialet A. M., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat