Po punonte në një restorant, bie nga shkalla 40-vjeçari

Shqipëria

Po punonte në një restorant, bie nga shkalla 40-vjeçari

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar mbeti i plagosur sot pasi ra nga shkalla teksa kryente punime në një restorant të kryeqytetit.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 12:50, në rrugën “Don Bosko”.

Nuk dihet nëse shtetasi ishte pajisur me të gjitha mjetet mbrojtëse, në konform me kushtet e sigurisë në punë.

Ai ndodhet në spital, ku po merr trajtimin mjekësor, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia, që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat