Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për përmbytje: Zonat më të rrezikuara

Shqipëria

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për përmbytje: Zonat më të rrezikuara

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se sot pasdite priten reshje intensive shiu, të cilat mund të sjellin përmbytje në disa zona.

Sipas llogaritjeve të IGJEO, përgjatë fundit të ditës së sotme (e diel, dt. 05 Dhjetor) dhe fillimin e javës tjetër priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri-perendim dhe në jug të territorit.

Në qarqet Lezhë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në të gjithë territorin priten rritje të prurjeve përgjatë javës në vijim që mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara. Në zonat urbane pothuajse në të gjithë territorin, si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, kryesisht përgjatë datës 6 dhjetor 2021, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. 

Reshjet

Sot pasdite (e diel, dt.05) dhe nesër (e hënë, dt.06) priten reshje shumë intensive në qarkun e Shkodrës dhe intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në shumicën e qarqeve të tjera ato priten mesatare deri lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata. Në lartësitë mbi 1000 m ato priten të jenë në formë dëbore.

Temperaturat

Nesër (e hënë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 13 °C

në vendet e ulëta: 10 / 13 °C

në vendet malore: 4 / 8 °C

Era

Sot pasdite (e diel, dt.05) dhe nesër (e hënë, dt.06) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por në bregdet e fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat