Cikloni nga Adriatiku, qytetet që do të godasë dhe orët e stuhisë

Shqipëria

Cikloni nga Adriatiku, qytetet që do të godasë dhe orët e stuhisë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 11:28
Ilustrim

I gjithë territori i vendit tonë është përfshirë nga moti i keq pasditen e sotme dhe gjatë gjithë ditës së nesërme. Si pasojë e një cikloni të formuar në Adriatik, që në orët e para të ditës së sotme pjesa veriore e vendit ka qenë në “pushtetin” e shiut.

Reshjet e shiut do të jenë intensive gjatë natës, po ashtu edhe të dëborës në pjesët malore. Nga pasditja e së martës deri të enjten reshjet do të largohen nga territori ynë për t’u rikthyer sërish të premten.

IGJEUM parashikon se në zonat urbane, si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, kryesisht përgjatë datës 6 dhjetor 2021.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili nga Korça tha që tanimë jemi në stinë përmbytjesh, por të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të reaguar në kohë dhe për të mbajtur nën kontroll situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat