Goditet testi i drogës në polici, 11 efektivat e komisariatit 2 dalin të pastër në analizën e dytë

Shqipëria

Goditet testi i drogës në polici, 11 efektivat e komisariatit 2 dalin të pastër në analizën e dytë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Të paktën 51 efektivë deri në këtë fazë kanë rezultuar pozitiv më testin e drogës të kryer pas urdhrit të Gledis Nanos. Në drejtorinë e Vlorës dhe të Sarandës këtë të martë u shënuan 18 raste e ndërsa drejtoritë e tjera të vendit ende nuk janë nënshtruar testit.

Testi i drogës në policinë e shtetit ka marrë goditjen e parë pasi 11 efektivat e komisariatit nr.2 që rezultuan përdorues në analizën e parë, kanë përsëritur edhe njëherë ekzaminimin duke dalë të pastër.

Me analizat e dyta në duar, ata kanë kërkuar rikthimin në detyrë ndërkohë që mësohet se kanë nisur bisedimet me strukturat e policisë për gjetjen e një zgjidhje.

Ky precedent ka vendosur në pikëpyetje gjithë procesin pasi efektivat e policisë në të gjitha qarqet janë duke kundërshtuar rezultatet e testimit duke kërkuar përsëritjen e tyre. 

Ndërkohë pas Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës janë bërë publike edhe rezultat e testeve të drogës për efektivat e drejtorive e Vlorës dhe të Sarandës ku kanë rezultuar pozitivë  përkatësisht 25 dhe 3 punonjës.

Deri në këtë fazë ku janë testuar efektiva nga 5 drejtori totali i përdoruesve të drogës shkon në 51.

Ndërkohë ende pa informacion është drejtoria e Lezhës, Durrësit, Beratit dhe ajo e Fierit ku efektivat e tyre ende nuk i janë nënshtruar testit të drogës.

Shumë prej efekivëve të cilat kanë rezultuar përdorues nuk e kanë pranuar nësë janë të tillë.

Ata kanë kërkuar përsëritjen e testit. Testit të drogës pritet ti nënshtrohen edhe oficeët me grada të larta, e më pas do të vijojë edhe me drejtorët e qarqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat