Incident në Fier/ Kreu i PD: Policia bashkiake me urdhër të Subashit ka ndërprerë votimin në Cakran

Shqipëria

Incident në Fier/ Kreu i PD: Policia bashkiake me urdhër të Subashit ka ndërprerë votimin në Cakran

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Kreu i PD Fier Luan Baci, i cili drejton procesin e votimit në referendumin për shkakrimin e kreut të PD-së Lulzim Basha akuzoi kryebashkiakun e Fierit se ka penguar procesin.

Ai tha se policia bashkiake me urdhër të Subashit ka ndërprerë votimin në njësinë vendore në Cakran

“Votimi ka filluar në 8 të mëngjesit. Na njoftojnë tani se para 15 min policia bashkiake ka ndërprerë procesin e votimit në ish-komunën Cakran. Biseduam dje me drejtuesit e kësaj njësie vendore, na lejuan të zhvillonim votimin, ndërsa tani me urdhër të Subashit janë nxjerrë nga policia bashkiake.

Është për të ardhur keq. Ta harrojnë se mund të ndërpresin votimin. Anëtarët e PD në Cakran do vazhdojnë procesin e votimit. Ka filluar procesi normalisht, ndërsa tani në 11 pa 10 ka ndërhyrë policia bashkiake. Këtu në Fier ka një pjesëmarrje shumë të madhe” , tha Baçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat