Rama: Ja çfarë i uroj Metës, Berishës e Bashës për 2022-in! Ditën kur të flas në vetë të tretë më thoni ‘ik në shtëpi’

Shqipëria

Rama: Ja çfarë i uroj Metës, Berishës e Bashës për 2022-in! Ditën kur të flas në vetë të tretë më thoni ‘ik në shtëpi’

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:19
Edi Rama

I pyetur se çfarë i uron kundërshtarëve të tij politikë për 200-in, kreu i qeverisë Edi Rama tha se si fillim u uron të shkojnë në shtëpi.

“Politikisht i uroj të shkojnë në shtëpi të gjithë, po e di që urimi do bjerë në vesh të shurdhër, ndaj s’më mbetet t’i uroj shëndet në familje dhe që ta gjejnë nga njëri tjetri jo nga shëndeti. Shëndetin ta kenë për vete, ca bëjnë me njëri tjetrin është jashtë mundësive të mia për t’i ndihmuar.

Nuk e kam arritur stadin që të flas në vetën e tretë. E keni dëgjuar atë ‘Presidenti i Republikës ka vendosur …”, ditën që do e arrij ju kërkoj të çoheni e të thoni ‘ik në shpi se nuk jam mirë’. Bonaparti e përdorte këtë, po ishte Bonaparti.

Njëri thotë “Presidenti ka vendosur.. “ Tjetri ‘ E ka thënë Sali Berisha.. “. Një tjetër thotë “Kur e thotë Lulzim Basha ndajeni mendjen se kjo është e vërteta.” Nuk ka ardh dita që ti çoj kartolina vetes.’ u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat