E rëndë/ Pasagjerja 27 vjeçe pëson atak kardiak në makinë

Shqipëria

E rëndë/ Pasagjerja 27 vjeçe pëson atak kardiak në makinë

Më: 4 janar 2022 Në ora: 18:40
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një vajzë 27 vjeçe ka ndërruar jetë në automjet.

Dyshohet se e reja ka pësuar atak kardiak brenda në automjet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 17:25, në rrugën e "Kavajës", në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 27 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat