Integrimi në BE/ Duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut? Ja si përgjigjet Luhrmann

Shqipëria

Integrimi në BE/ Duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut? Ja si përgjigjet Luhrmann

Më: 18 janar 2022 Në ora: 11:19
Ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann

Ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut për të vijuar procesin e anëtarësimit në BE.

Në konferencën për shtyp u shpreh se ka marrë sinjale pozitive nga Bullgaria dhe kjo do të ndihmojë për të çuar përpara të procesit të integrimit.

“Që prej marrjes së detyrës së re në bisedat e mia në Bruksel, e kam diskutuar këtë çështje që të ecim përpara në nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, muajin e ardhshëm ne do e diskutojmë në forumet në Bruksel, dhe në të ardhmen e afërme do bëjmë përpara në këtë drejtim.

Për ne ka rëndësi që të ecim sa më shpejt në këtë rrugë në nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kemi marrë sinjale pozitive dhe nga Bullgaria që të gjejmë në një moment sa më të afërm për një zgjidhje sa më të përshtatshme”, tha Luhrmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat