Lushnje, 2848 anëtarë të PD-së votojnë për katër emrat në listë

Shqipëria

Lushnje, 2848 anëtarë të PD-së votojnë për katër emrat në listë

Më: 30 janar 2022 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

2848 anëtarë të PD në Lushnje po votojnë për të zgjedhur njërin prej katër  emrave në listë, kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Grupi i Rithemelimit ka thirrur në këto primare të gjithë anëtarësinë duke hapur edhe selinë në Lushnje.

Votuesit kërkojnë që për të garuar në këto zgjedhje opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët dhe se nuk e shohin të ndarë  PD-në e këtij rrethi.

Kandidatët e PD që po votohen sot nga anëtarësia  janë dy avokatët  Arben Zaimi dhe Elton Bano dhe dy mësuesit Eurion Iljazi dhe Indrit Qerimi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat