Tentoi të kalonte në kufi klandestinë, arrestohet 44-vjeçari

Shqipëria

Tentoi të kalonte në kufi klandestinë, arrestohet 44-vjeçari

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar me iniciale B.D. është arrestuar në flagrancë, pasi ka ndihmuar katër shtetas nga vendet e treta të kalojnë kufirin për në Mal të Zi.

I arrestuari i kishte marrë një shumë eurosh katër shtetasve për t’i mundësuar kalimin në kufi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D. 44 vjeç, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe.Në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër, kanë konstatuar se në mjetin tip “Range Rover “, që drejtohej nga shtetasi B.D, ndodheshin katër shtetas nga vendet e treta, të cilëve ky shtetas u kishte marrë një sasi eurosh me qëllim për t’i ndihmuar të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin për në Mal të Zi”, u shpreh policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme në lidhje me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat