Berisha: Edhe një po mbeti në PD, do të jem njëri prej jush

Shqipëria

Berisha: Edhe një po mbeti në PD, do të jem njëri prej jush

Më: 27 mars 2022 Në ora: 20:53
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale. Berisha ka publikuar një video me deklaratën e tij, pasi deklaroi rikthimin më 9 shtator të vitit të kaluar, kur Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar.

Teksa ka pohuar se do të jetë në garë për të marrë drejtimin e partisë, ish-kryeministri thotë se edhe nëse mbetet vetëm një në PD, do të jetë një prej tyre.

Vetëm një po mbeti do mbetem njëri prej jush! Rroftë Partia Demokrarike! Sb”, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.

Kujtojmë se në Partinë Demokratike po tentohet bashkimi, në një kohë që Lulzim Basha dha dorëheqjen dhe gjykata certifikoi Kuvendin e 11 Dhjetorit. Në selinë blu ka nisur gjithashtu heqja e blindave që u vendosën për shkak të protestës së 8 janarit, ndërsa palët kanë deklaruar se janë në bisedime. Ata shprehen se bashkimi është i domosdoshëm, por ende nuk janë arritur rezultate.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat