Dëborë në prill! Bulqiza vesh “mantelin e bardhë” edhe në pranverë

Shqipëria

Dëborë në prill! Bulqiza vesh “mantelin e bardhë” edhe në pranverë

Më: 2 prill 2022 Në ora: 17:05
Bora në Bulqizë

Edhe pse jemi në muajin prill, zyrtarisht në pranverë, qyteti verior i Bulqizës sërish ka veshur “mantelin e bardhë”.

Bulqiza është përfshirë nga reshje shiu dy ditët e fundit, ndërsa reshjet e dëborës kanë nisur në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit në qytet.

Gjithashtu shumë fshatra të thella në njësisë administrative Martanesh, Zerqan, Ostren, Trebisht janë mbuluar nga dëbora.

Probleme ka pasur në linjat e transmetimit të tensionit të mesëm dhe atë të ulët në zonat e thella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat