Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 3 prill 2022 Në ora: 07:20
Ilustrim

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore reshje dëbore.

Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet të ketë dobësim gradual të vranësirave duke sjellë dhe momente me kthjellime në orët e mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, pordo të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesater në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat