Harrojini ditët më diell, javën e ardhshme rikthehen shirat

Shqipëria

Harrojini ditët më diell, javën e ardhshme rikthehen shirat

Më: 17 prill 2022 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Dita e hënë do të sjellë ulje temperaturash në të gjithë territorin, si dhe do të rikthehen reshjet e shiut.

Gjatë ditës së martë pritet të ketë një përmirësim të motit, ku në pjesën më të madhe të territorit do të mbizotërojë moti i kthjellët me përjashtim të zonave malorë ku priten reshje me intensitet të ulët.

Duke nisur nga e mërkura e në vazhdim do të vijojë moti i keq dhe me reshje shiu në të gjithë territorin, ndërkohë që do të kemi rritje të temperaturave.

Parashikimi i Motit nga SHMU:

Periudha e pranverës ka brenda edhe ditët me diell por edhe ato me vranësira dhe shi. Thënë kjo pasi java që presim pëpra parashikohet kryesisht e paqëndruershme por nuk do të mungojnë edhe orët apo ditët me diell.

Java nis me diten e Hënë dhe mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në relievet kodrinore-malore dhe zonën e jugperëndimit.

Për ditën e Martë moti parashikohet kryesisht me diell (ktjellime) si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura në mesditë.

Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të dobta e shtrëngata lokale në zonën e qendrës dhe jug.

Vijojmë me ditën e Mërkurë e cila parashikohet me mot të vranët e reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në pjesën e parë të ditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore me intensitet të luët dhe mesatar.

Dita e Enjte parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare. Java mbyllet me ditën e Premte e cila nis fillimisht me mot të kthjellët e shtim vranësirash prej orëve të mesditës. Në momentin e shtimit të vranësirave reshje shiu të dobta e shtrëngata afatshkurtra në një pjesë të madhe të vendit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat