5 ditë para Kuvendit të “Rithemelimit”, demokratët zgjedhin kryetarët e 9 degëve

Shqipëria

5 ditë para Kuvendit të “Rithemelimit”, demokratët zgjedhin kryetarët e 9 degëve

Më: 25 prill 2022 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Pesë ditë para Kuvendit Kombëtar, Komisioni i Rithemelimit vijon procesin e riorganizimit të strukturave lokale të Partisë Demokratike. Këtë të hënë u zgjodhën kryetarët e 9 degëve.

Ndërsa drejtimi e vula e Partisë Demokratike do të kalojë përmes Gjykatës së Apelit tek mbajtësi ligjor, përkrahësit e Sali Berishës nuk e ndalin atë që e quajnë proces të rithemelimit.

Anëtarët e 9 degëve zgjodhën këtë të hënën kryetarët në nivel bashkie.

Katër kandidatët për drejtimin e selisë Blu në Shkodër ku demokratët drejtojnë edhe bashkinë, thanë se bashkimi është kryefjala.

"Gara e sotshme përcakton hapat për të ardhmen e PD."

"Ne jemi të gjithë të unifikuar, e rëndësishme është të shkojë mbarë e mirë ky proces."

"Për të qenë opozitë e fortë dhe nesër për të sjellë PD në pushtet."

Veç Shkodrës, demokratët votuan edhe në Malësi të Madhe, Vaun e Dejës, Mirditë, Lezhë, Peqin, Korçë, Devoll e njësinë numër 7 në Tiranë.

"Në këto kushte që ndodhte PD ka mangësi të vogla, pro janë mangësi që duhet të kapërcehen dhe kandidatët duhet ta pranojnë rezultatin ashtu si do dalë."

"Kjo garë do ta nxjerrë më të fortë PD-në."

Edith Harxhi që monitoroi zgjedhjet në Korçë e cilësoi procesin përbashkues, ndërsa kishte një koment edhe për marrëdhënien e Sali Berishës me SHBA.

"Unë nuk mendoj që është DASH, mendoj që janë deklaratat e ambasadores,"

Zgjedhjet e brendshme në selinë blu do të përmbyllen me Kuvendin zgjedhor të 30 Prillit thirrur nga komisioni i Rithemelimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat