Zgjedhja e Presidentit, sa kohë do ta presë maxhoranca PD për negociata? Përgjigjet Balla

Shqipëria

Zgjedhja e Presidentit, sa kohë do ta presë maxhoranca PD për negociata? Përgjigjet Balla

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:00
Balla

Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediet lidhur me zgjedhje e Presidentit të ri.

Sa kohë do ta prisni PD?

Balla: Afatet këtu i ka vendosur Kushtetuta dhe ka përcaktuar 24 majin si datë kur procesi të ketë filluar. Mendoj që zhvillimi i raundit të parë në datën 10 maj është një datë e pranueshme dhe e kënaqshme për të gjitha palët. Secila prej palëve ka pasur kohën e nevojshme, të gjithë e dinin që Presidenti zgjidhet në maj.

Gazetarja: A po bëni proces të mirëfilltë apo po bëni shoë me zarfe?

Balla: Presidenti zgjidhet sipas Kushtetutës.

Gazetarja: Por kushtetuta nuk parashikon të hidhen zarfe nga socialistët.

Balla: Kushtetuta ka përcaktuar që Presidenti i Republikës zgjidhet në 3 raundet e para me jo më pak se 3/5 e anëtarëve të Kuvendit, pra jo më pak se 84. Propozohet  nga jo më pas se 20 deputetë. PS do të vazhdojë të marrë propozime konkrete edhe për vendimmarrje të tjera nga publiku. Ka pasur një risi në këtë proces, e aplikuar nga grupi ynë parlamentar. Do vijojmë ta aplikojmë dhe në procese të tjera. Të gjitha propozimet që kanë ardhur në email janë administruar me seriozitet duke ruajtur edhe privatësinë e propozuesit. Dëshira jonë është që negociatat me opozitën të zhvillohen në bazë të një kalendari dhe më pas në bazën e një profili.

Profili i Presidentit sipas Ballës

Shumica dërrmuese e shqiptarëve bien dakord që na duhet në President pa dallim krahësh politike.

Lajmi në përditësim...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat