Kuvendi Kombëtar i ‘Rithemelimit’, Berisha: Jo vetëm u rikthye vota e lirë në PD, por u arkivua në harresë kryetarokracia

Shqipëria

Kuvendi Kombëtar i ‘Rithemelimit’, Berisha: Jo vetëm u rikthye vota e lirë në PD, por u arkivua në harresë kryetarokracia

Më: 3 maj 2022 Në ora: 17:25
Sali Berisha

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat këtë të martë theksoi se me Kuvendin Kombëtar të ‘Rithemelimit’ jo vetëm u rikthye vota e lirë në PD, por u arkivua në harresë kryetarokracia.

“PD kaloi kuvende të mëdha, në kuvend e 30 prill ajo bëri zgjedhje në forumin më të rëndësishëm. Të gjitha kanë qenë propozim i anëtarësisë për të marrë pjesë në garë.

Jo vetëm u rikthye vota e lirë në këtë forcë politike por u arkivua në harresë kryetarokracia apo presidencokracia.

Unë mund t’ ju them se pa këtë proces janë zgjedhur kandidatët më të mirë. Janë votuar përfaqësues të shkëqlyer të demokratëve, si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e kësaj force në tetë degë nga Saranda në Mat fituan zonja të nderuara”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat