Gara për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha zyrtarizon kandidaturën

Shqipëria

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha zyrtarizon kandidaturën

Më: 6 maj 2022 Në ora: 22:00
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike, zgjedhje të cilat do të zhvillohen në 22 maj.

Edhe më parë, Berisha e ka shprehur hapur kandidaturën e tij për t’u zgjedhur sërish në krye të PD, 9 vite pasi dha dorëheqjen për shkak të humbjes së zgjedhjeve parlamentare në 2013-ën.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit për të garuar për kreun e PD është data 7 maj.

Deri tani nuk ka asnjë emër tjetër për kryetar të Partisë Demokratike. Ndërsa Berisha një ditë më parë u shpreh se të gjithë janë të mirëpritur për të marrë pjesë në garë.

Sipas tij, në rast se nuk do të ketë kandidaturë tjetër, atëherë anëtarët e Partisë Demokratike do të ftohen për të votuar në referendum, nëse e duan apo jo Berishën në krye të PD-së.

Këtë të premte u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD.Kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të PD u zgjedh Edi Paloka. Nga numërimi i fletëve të votimit, Edi Paloka rezultoi se kishte marrë 132 vota, ndërsa Eleina Qirici 79 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat