Gjykata e Lartë ndryshon vendimin, ish-zyrtari në Shqipëri kthehet në burg

Shqipëria

Gjykata e Lartë ndryshon vendimin, ish-zyrtari në Shqipëri kthehet në burg

Më: 13 maj 2022 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Në Shqipëri, Gjykata e Lartë ka nisur shqyrtimin e çështjeve. Në një vendim të fundit kjo gjykatë ka rrëzuar një vendim të gjykatës së Apelit Vlorë, duke kthyer kështu në burg ish-kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Himarës, Melseid Nelaj.

Në 28 Korrik të vitit 2021, Gjykata e Apelit Vlorë kishte vendosur masën "Detyrim paraqitje" për zotin Nelaj, i cili akuzohet për penale “Shpërdorimi i detyrës”. Por pas vendimit të fundit nga Gjykata e Lartë, e cila la në fuqi vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ( kjo gjykatë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”) policia e qytetit bregdetar ka dërguar në burg zotin Nelaj.

Sipas organit të akuzës, dyshohet se ish-kryeinspektori, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar ndërtime pa leje në zona të ndryshme të Himarës.

Sipas Prokurorisë së Vlorës, ndërtimet janë kryesisht shtesa në kate dhe ndërtime të reja dhe janë evidentuar në zonën e bregdetit nga Dhërmiu deri në Borsh, pjesë e territorit të Bashkisë Himarë.

Zoti Nelajn, i ka mohuar akuzat dhe mbrojtja e tij pritet të paraqesë argumentet në gjykatë mbi pretendimet e prokuroisë. 

Zonat në bregdetin jugor nga Vlora në Sarandë që cilësohet “riviera shqiptare” mbeten nga më të lakmuarat në Shqipëri për ndërtime për shkak të ofertës së lartë turistike.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës tha se në vitin 2021 realizoi 39 inspektime dhe prishje ndërtimesh pa leje vetëm në territorin e Bashkisë së Sarandës./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat