“Marrëveshja e turpshme”, Presidenti Meta: 17 maji, dita më e errët e pluralizmit politik

Shqipëria

“Marrëveshja e turpshme”, Presidenti Meta: 17 maji, dita më e errët e pluralizmit politik

Më: 17 maj 2022 Në ora: 12:21
Ilir Meta

17 maji, dita me e erret e pluralizmit politik. Marrëveshja e turpshme dhe tinëzare, në errësirë, tashmë është ekspozuar para dritës së diellit. Pjesë e marrëveshjes, djegia e mandatave dhe largimi 100% i opozitës nga pushteti vendor.

Ishte pjesë e asaj marrëveshjeje që t’i lehtësohet puna qeverisë përmes parlamentit të kapur 100% por të kaluar me nxitim dhjetëra koncesione korruptive, pronë e popullit shqiptar si dhuratë për një grup oligarkësh, po kështu shembja e teatrit.

Shitja e zgjedhjeve të 25 prillit të pushtetit prej kohësh madje duke prishur në heshtje marrëveshjen, bojkoti i reformës në drejtësi ishte pjesë e marrëveshjes, që lehtësoi kapjen e drejtësisë së re nga gryka nga qeveria aktuale, pasojat janë të njohura nga të gjithë bllokimi i integrimit evropian dhe shpopullimi dramatik i vendit që nga vendosja e demokracinë dhe zhytja në borxhe.

Nuk duhet ta harrojmë asnjëherë 17 majin, 17 maji i vitit tjetër do të jetë diçka tjetër, nuk duhet ta harrojmë asnjëherë atë marrëveshje kundër të drejtave bazike të qytetarëve shqiptarë, kush përfitoi, një grusht oligarkësh, kush u dëmtua familja e thjeshtë, shtresa e mesme dhe më e varfra që u dërrmua fare”, tha Meta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat